Sonda Cassini e nisur nga SHBA drejt Saturnit, pritet të vetëshkatërrohet në orët e ardhshme shkruan DailyMail.

Ky mision i NASA-s që kushtoi rreth 4 miliardë dollarë po përfundon pas 13 vitesh zbulime në planet.

Në 1997 sonda Cassini nisi udhëtimin nga Florida dhe në 7 vite ka udhëtuar 2 miliardë milje. Sonda do të hyjë në planet me një shpejtësi prej 120,000 km / h, dhe pritet të copëtohet shumë shpejt.

Sondës me gjatësi 22 metra, e cila filloi misionin në vitin 1997, po i mbaron karburanti, kështu që hulumtuesit kanë zgjedhur ta përfundojnë misionin e saj.

Megjithatë, shkencëtarët shpresojnë të mbledhin informacione të reja mbi përbërjen kimike të gazeve të Saturnit, pak para se Cassini të humbasë kontaktin me Tokën.

Dhe kështu sonda do të përfundojë ekzistencën e saj duke shkuar aty ku asnjë objekt tjetër nuk ka patur mundësi të shkojë: në atmosferën e Saturnit.

Cassini është pothuajse pa karburant dhe ky mision ka zgjatur përtej kohëzgjatjes së synuar. Për më tepër, mbajtja e saj në hapësirë rrezikon të ndotë një nga hënat e Saturnit – si Enceladus, një botë akulli që ka disa përbërës për jetën, ose Titanin, një hënë dinamike ku bie shi metani me mikrobe nga Toka.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: