Mark Luliano, trajneri i Partizanit, në përfundim të ndeshjes kundër Lushnjes që përfundoi me rezultatin 0-0 është shprehur se pavarësisht 4 sfidave pa shënuar gol, skuadra e ndjek dhe është fati kundër që nuk po i lejon të gëzojnë në këtë fillim sezoni. Si rrjedhojë italiani e sheh të paarsyeshme dhënien e dorëheqjes ashtu siç mund të mendonin shumë opinionistë apo tifozë.

Për humbjen

“Bëmë sërish një ndeshje të mirë, dominuam kundërshtarin, mungoi goli por djemtë u sollën mirë në fushë.”

E ka menduar dorëheqjen pas 4 javësh pa gol?

“Pozicioni im i trajnerit është të bëj gjithçka me vendosjen e lojtarëve në fushë që të bëhen ndeshje të mira. Rezultatet ndonjëherë nuk të përgjigjen.”

Pse nuk përgjigjet skuadra në fushë?

“Nuk e shoh që skuadra nuk përgjigjet në fushë. Kemi dominuar të gjithë ndeshjen. Kemi patur shumë raste, por nuk morëm tre pikë se nuk patëm saktësi. Nuk mund të them që skuadra nuk më ndjek.”

A ndihet i rrezikuar për shkarkimin? Kur do kthehet Çani?

“Roli i trajnerit është gjithnjë në rrezik kur nuk ka rezultate, ndaj nuk është diçka e re për mua. Vendimi varet nga klubi. Unë mundohem të bëj punën time më të mirë dhe jam i qetë. Sa për Çanin është thënë që po rikuperohet, duam ta kemi në fushë por s’mund ta rrezikojmë. Shpresoj të jetë gati sa më shpejt.”

A ka ndryshuar mendim për Superioren?

“Kam parë që është një kampionat që ka vlera. Nuk është se kam ndryshuar mendim nga ajo që prisja. Mund të ketë disa probleme në organizim.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb