Pasi humbi shërbimet e Drogba-s dhe me Diego Costa-n më shumë të dëmtuar, Jose Mourinho dëshiron një sulmues më peshe për Chelsea-n e tij dhe për këtë motiv po troket në dyert e Napolit për Gonzalo Higuain. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Chelsea është i gatshëm ti ofrojë De Laurentiss 40 milionë euro, praktikisht aq sa i pagojë Realit presidenti i Napolit dy vite më parë. Në këtë marrëveshje pritet të jetë përcaktues dëshira e vetë lojtarit, i cili për momentin është i angazhuar në Kupën e Amerikës.
(e.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb