TIRANE- Historia e një 48-vjeçari, i cili humbi jetën në spitalin e Beratit pas një komplikacioni, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24”. Babai i tre fëmijëve ndodhej prej 24 orësh ne repartin e Patologjisë, kur vdiq nga një goditje në zemër.

Në studion e emisionit familjarët e Tomor Mançes akuzojnë stafin e mjekëve të spitalit të Beratit për mjekim të pakujdesshëm.

Vajza e tij mes lotësh rrëfehu se babai i saj shkoj në spital me të vjella dhe marrje mëndësh dhe pasi i ra një paralizë një ditë më vonë, humbi jetën. Ajo tregoi se skaneri i që ishte bërë babait të saj kishte dal shumë mirë dhe ai humbi jetën në një kohë kur mjekët kishin dhënë garanci që ai do të bëhej mirë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Vajza e viktimës

Ndërkohë, motra e viktimës pohoi se kur vëllai i saj ishte ndjerë keq, mjekët nuk ishin gjetur aty. Mes të tjerash, motra nuk kursen akuzat në drejtim të mjekëve, ndërsa shtoi se ‘ata e vranë’.
“Ditën e martë e kemi shtruar në urgjencë në Berat. Ka pasur marrje mëndësh, të vjella. Dhe pasi mori serum, e çuan në shtëpi. E kishin çuar prapë në spital në darkë, kishte kaluar paralizë. S’më thonë gjë se sa ika. Më merr të nesërmen në telefon motra dhe nisem nga Pogradeci dhe shkoj direkt në Berat në spital. Aty e gjej shtrirë. Kur e pyeta si je, më tha; mirë jam. Vëllai im kishte paralizë, sekrecione. I kishin bërë skanerin dhe më thanë që i ka dalë mirë. Kam ndenjur tërë natën me vëllain. Në orën 20:00 të darkës i ka hipur temperatura vëllait. S’po i binte temperatura. E mbajtën me kompresa. I pihej ujë, dhe më thoshte; ‘motër dua ujë’. Kishte shumë sekrecione dhe se linin të pinte ujë. Kur mori serumin e dytë, ia vunë insulinën. Ato nuk i bënë asnjë matje tjetër, as tension as diabet”, tha motra e viktimës.

Tomor Mance, viktima
Tomor Mance, viktima

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN
Më datë 01.09.2017, në Spitalin Rajonal të Beratit ka ndërruar jetë shtetasi T.M 49 vjeç, banues në Berat. Familjarët e shtetasit T.M pretendojnë për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve. Grupi hetimor kreu të gjitha veprimet hetimore dhe pritet akti i ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb