FRANCE- Pesë menaxherë të hoteleve të dyshuar se ishin pjesë e rrjetit të trafikantëve, që i dërgonte emigrantët shqiptarë në Britani, janë arrestuar gjatë një operacioni policor në qytetin-port, Kale në Francë. Lajmi është bërë i ditur nga “AFP”.

Prokurori Pascal Marconville ka thënë se hetime ishte duke vazhduar prej disa javëve. “Është një hetim që po vazhdon tash e disa javë, lidhur me rrjetin e trafikantëve të shqiptarëve, që i kishin përdorë katër hotele në Kale”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch. Hotelet nuk ishin të shqiptarëve. “Këto hotele nuk ishin pronë e shqiptarëve, por të njerëzve që qartazi dhe sipas hetimeve fillestare, i kishin pranuar shqiptarët për këtë rrjet të kontrabandistëve, me qëllim që t’i trafikojnë ata në Britani”, ka shtuar Marconville.

Ky rrjet kishte ofruar kalim të garantuar vetëm për shqiptarët, me çmim nga 5 mijë e deri në 10 mijë euro. “Ne mendonim se po merreshim me një rrjet të shqiptarëve, por pjesë e trafikut ishin sirianët dhe eritreasit”, theksoi Marconville. Qyteti-port Kale në Francë, për vite të tëra ishte pikë e arritjes së emigrantëve në përpjekjet e tyre për të kaluar në Britani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb