Është një shaka që qarkullon në internet që thotë: “E ndryshova fjalëkalimin dhe e vendosa ‘i pasaktë’, kështu sa herë të harroj fjalëkalimin kompjuteri do më thotë, ‘ Fjalëkalimi juaj është i pasaktë.’”
Kjo është një ide e lezetshme por fjalëkalimet janë vërtet një çështje e rëndësishme. Sot po ju paraqesim gabimet më të zakonshme që bëhen më fjalëkalimet që ju mos ti bëni ato.

Fjalëkalimi shumë i shkurtër
Një dekadë më parë, një fjalëkalim me 5-6 karaktere ishte i mjaftueshëm. Por sot teknologjia ka avancuar dhe një fjalëkalimi i tillë është si të mos kesh fare. Kur krijoni fjalëkalime të reja duhet të keni një minimum prej 8 karakteresh, ose rekomandohen 10-12 karaktere. Për llogari shumë të rëndësishme, si llogaria bankare një fjalëkalim me 14-16 karaktere nuk është një ide e keqe.

Shumë i thjeshtë
Edhe një fjalëkalim me 12 karaktere nuk do ju bëjë punë nëse është diçka e thjeshtë si “123456789012” ose “abcdefghijkl”. Piratët kibernetikë i provojnë gjithmonë këto. Nuk duhet të përdorni as fjalëkalime të zakonshme. Piratët kibernetike kanë një fjalor me miliona fjalëkalime të zakonshme. Një fjalëkalim i fortë duhet të përmbajë shkronja të mëdha dhe të vogla gjithashtu dhe numra dhe simbole.

Jo unik
Pasi fjalëkalimet bëhen më të gjatë dhe më kompleks, është tunduese të përdorësh një fjalëkalim për të gjitha llogaritë, kështu nuk keni pse mbani mend shumë fjalëkalime. Fatkeqësish nëse ju e bëni këtë dhe një pirat kibernetik zbulon fjalëkalimin tuaj ai ka në dorë të gjitha llogaritë tuaja. Ju duhet të krijoni fjalëkalime unike për çdo llogari. Sigurisht kjo e bën më të vështirë për t’u mbajtur mend, gjë që çon në gabimin nr 4.

Të mbash shënim fjalëkalimet
Shumë njerëz krijojnë fjalëkalime të gjatë dhe të komplikuar dhe më pas i shënojnë ata diku. Një pirat kibernetik nuk mund t’i gjejë shënimet tuaja por pjesëtar të familjes apo miqtë tuaj munden, ose dikush mund t’ju vjedh shënimet dhe ju mund të keni probleme, shkruan krokodili. Në vend që ti shkruani fjalëkalimet diku, përdorni një menaxher fjalëkalimesh. Ky është një program që ruan dhe kyç të gjitha fjalëkalimet tuaja pas një fjalëkalimi të vetëm. Ju mund të krijoni duzina fjalëkalimesh të gjatë dhe të komplikuar dhe duhet të mbani mend vetëm një.

Kurrë mos ndërro fjalëkalim
Ju mund të keni dëgjuar që duhet të ndërroni fjalëkalimin çdo 6 muaj ose çdo 3 muaj ose edhe çdo muaj. Por The Federal Trade Commission ka bërë një studim kohët e fundit dhe tregon se ju nuk duhet ta bëni këtë gjë. Ndërrimi i fjalëkalimit rregullisht është i bezdisshëm, gjë që çon në vendosjen e fjalëkalimeve të thjeshta. Në përgjithësi ju duhet të ndryshoni fjalëkalimin vetëm nëse dyshoni se jua kanë vjedhur atë. Gjithashtu nëse keni bërë ndonjë nga gabimet e mësipërme ose nëse keni vite që nuk e keni përditësuar fjalëkalimin tuaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: