TIRANE – Shumë femra dëshirojnë që pamja e jashtme e gjoksit të jetë perfekt, megjithatë, më e rëndësishme në këtë rast duhet të jetë shëndeti i ti.

Bright Side ka zbuluar disa mënyra natyrale që forcojnë gjoksin, i japin formë dhe, më e rëndësishmja, e mbrojnë atë.
1. Lahuni me ujë të vakët

gjoks

Dushi me ujë të vakët mund të mos jetë edhe aq i dëshirueshëm, megjithatë është i rëndësishëm për tonifikimin e lëkurës. Në këtë rast mund të aplikoni edhe kubikë akulli ose garza të lagura në gjoks.
2. Mbajeni shpinën drejt

gjoks1

Kur kërruseni, nuk e bëni gjoksin të duket më pak tërheqëse, por dobësoni edhe muskujt e gjirit. Përpiquni t’i mbani shpatullat gjithmonë drejtë – është mirë si për bonifikimin e muskujve ashtu edhe për pamjen tuaj të jashtme shkruan Shëndeti.
3. Bëni stërvitje siç duhet

gjoks3

Kurrë mos vraponi apo hidhni pa reçipetat e duhura për sport. Ushtrimet aerobike dhe sportet e tjera aktive janë të mira për trupin, por mund të jenë të dëmshme për gjoksin nëse nuk vishni reçipetat e duhura.
4. Përdorni krem dielli dhe shmangni daljet në pikun e vapës

gjoks4

Abuzimi me nxirjen, sidomos pa përdorur krem dielli, çon në tharje të lëkurës dhe humbje të elasticitetit të saj. Dalja topless në plazh nuk është ide e mirë nëse doni të ruani format e gjoksit.
5. Mos ushtroni presion në gjoks

gjoks2

Përpiquni mos të flini me bark dhe zgjidhni gjithmonë të brendshmet e duhura. Reçipetat që duket sikur ngrenë gjoksin dhe e bëjnë atë më tërheqës, në fakt vetëm e dëmtojnë atë. Në këtë rast nuk do të ndiheni rehat dhe pengon rrjedhjen si duhet të gjakut.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb