Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“5 mijë USD për këdo që i shkul një fije floku Hillary Clinton”, gjyqtarja urdhëron burgimin e shqiptarit më të urryer

Martin Shkreli is interviewed by Maria Bartiromo during her "Mornings with Maria Bartiromo" program on the Fox Business Network, in New York, Tuesday, Aug. 15, 2017. (AP Photo/Richard Drew)

Një gjyqtare dha urdhër të mërkurën për burgimin e Martin Shkrelit, ish-drejtor ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, pasi arriti në përfundimin se ai kishte shkelur marrëveshjen e lirimit me kusht, duke shkruar një mesazh në Facebook që ajo tha se përbënte kërcënim për ish-kandidaten presidenciale Hillary Clinton.

Muajin e kaluar, Shkreli u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në dy fonde financiare që ai administronte, por ishte lejuar të qëndronte i lirë me kusht, deri në shpalljen e dënimit, që është caktuar për në mes të janarit.

Urdhri i djeshëm i gjyqtares në gjykatën federale të Bruklinit erdhi pas një postimi të Shkrelit, ku ai ofronte një dhuratë prej 5 mijë dollarësh për cilindo që do t’i shkulte zonjës Clinton një fije floku gjatë turit që ajo po bën për promovimin e një libri të ri.

Avokatët e Shkrelit thanë se postimi ishte një satirë politike. Por gjyqtarja Kiyo Matsumoto tha se nuk e shihte këtë si humor dhe se oferta e Shkrelit mund të merrej seriozisht nga kundërshtarët e ish-kandidates Clinton.

Oferta mund të shihet si “një thirrje për të sulmuar”, tha gjyqtarja, duke i hequr Shkrelit lirinë me kusht të arritur kundrejt një pagese prej 5 milion dollarësh.

“Kjo nuk mbrohet nga Amendamenti i Parë”, tha gjyqtarja”. Ekziston rreziku që dikush ta marrë seriozisht ofertën.”

Autoritetet qeveritare i kishin deklaruar gjyqtares se mesazhi në Facebook kishte alarmuar Shërbimin Sekret që mbron zonjën Clinton.

Të mërkurën paradite, Shkreli i shkroi gjykatës duke kërkuar falje për sjelljen e tij, me fjalët: “Unë nuk jam një person i dhunshëm”.

Por për gjyqtaren Yamamoto kërkesa ishte e vonuar.
“Ai nuk duhet të më kërkojë falje mua”,tha ajo. “Ai duhet t’i kërkojë falje qeverisë, Shërbimit Sekret dhe Hillary Clintonit.”

Pala mbrojtëse këmbënguli se fjala ishte thjesht për një shaka pa kripë, të krahasueshme me disa nga komentet e Presidentit Donald Trump, raporton VOA.

Shkreli u bë i njohur për rritjen shumëfish të çmimit të një ilaçi, por shpallja e tij fajtor nga gjykata muajin e kaluar nuk kishte lidhje me këtë incident që tërhoqi vemendje të madhe në media.
Në seancën e shpalljes së dënimit më 16 janar ai përballet me deri në 20 vjet burgim.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

  • Jevgjit shqipfoles i thokan ketij qe ka qarkulluar miliona euro “malok”.

    Nuk eshte ky me i urryeri dhe as ka qene.

    Ilaci qe ky ja rriti cmimin perdorej vetem nga pederat prandaj e kane inat kete.

  • Ky “Copa e malokut” sic e quan nje injorant ketu thirrej “baby genius” ne Wall Street. Pse qenka “me i urryeri Shqiptar”, apo keshtu duan ca? E gjitha filloi kur u tall me idiotesine e Hillarit, qe vertete eshte nje grua tarallake. Qysh atehere Obama i nderseu FBI-ne. Ajo qe ai beri ishte tallja me sistemin. Nuk ka asnje ligj per ta ndaluar te rrise cmimin e nje ilaci. Ky ilac perdorej 90% vetem nga homoseksualet ndaj ju turren kaq egersisht te shtyre nga lobi i homove.

  • Mos u beni viktima te medias e te tjereve. Nga e gjeten keta se qenka me i urryeri, apo pse keshtu ju pelqen. E verteta eshte se e urrejne ata me te cilet ai u tall me budallallekun e tyre. Turp qe i turreni atij qe ka nje gjak me ju. “Kokrra e malokut” sic e quan nje injorant ketu konsiderohej si “baby genius i burses se NY. Lexoni (nese dini anglisht) cfare thone burime serioze informacioni per Martin Shkrelin pastaj flisni. Eshte pikerisht se u tall me idiotesine e Hillarit qe e sulmuan.

  • Nje njeri i tille urrejtja eshte pak

  • Ku u bë dhe copa malokut biznesmen qe deri dje flinte më arushën vajmedet per të tjerët.

  • …me i urryer pas politikaneve dhe gjyqtareve te Kanabistanit



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.