TIRANE – Trupi ka disa mënyra interesante për t’ju treguar se duhet të konsumoni më shumë ujë. Ja cilat shenja duhet të keni parasysh:
Erë e keqe nga goja – Pështyma ka aftësinë të luftojë bakteret. Nëse jeni të dehidratuar, bien nivelet e pështymës, dhe në të njëjtën kohë edhe mundësia për të luftuar bakteret që shkaktojnë erën e keqe në gojë.
Ndiheni konfuz – Të ndjerit konfuz ose të hutuar mund të ndodh për shumë arsye, megjithatë, nëse nuk keni pirë ujë për një kohë të gjatë, mund të jetë patjetër shenjë e dehidratimit.
Ju lind dëshira për të ngrënë ushqime të pashëndetshme – Mëlçia ka nevojë për ujë që të funksionojë siç duhet. Nëse nuk e merr atë, sinjalizon trurin se ka nevojë për t’u furnizuar.
Lëkura humb elasticitetin – Nëse nuk është mjaftueshëm e butë, lëkura humbet elasticitetin dhe bëhet më e thatë.
Nuk djersiteni – Sasia e lëngjeve në trup është aq e ulët sa trupi përpiqet të ruajë atë që i ka mbetur.
Nëse përjetoni një nga këto simptoma, duhet të konsumoni patjetër ujë ose lëngje të ndryshme.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb