TIRANE – Të gjithë kemi dëgjuar sikur vetëm një këngë të Sabri Fejzullahu, i cili mbetet i pakonkurrueshëm në muzikën dhe zërin e tij. Këngëtari shqiptar ka festuar 50-vjetorin e karrierës së ti muzikore.

Për ta jetësuar edhe më shumë artin, ashtu siç i ka vërtet hije një këngëtari të madh, me rastin e 50 vjetorit jubilar të karrierës së tij artistike, një koncert madhështor u organizua mbrëmjen e djeshme ku të ftuar ishin personalitetet më të njohura të muzikës shqiptare.

Ndërsa i biri Ermali i bëri një dedikim mjaft të ndjerë të atin, të cilin e shoqëroi me një foto domothenëse dhe të veçantë në Instagram.

“Urime 50 vjetorin krenaria e vendit tone ….. e festofshim 50 vjetorin e karieres tem bashke ? #legend#sabrifejzullahu #50jubilee”- shkruan i biri në Instagram.


(er.c/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb