Bardhezinjtë e Juventusit kanë arritur të sigurojnë fitoren e 6 radhazi në Serinë A teksa kanë mposhtur sot në mbrëmje Empolin me rezultatin 2-0.

Të zotët e shtëpisë nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim suksesin teksa e dominuan totalisht lojën. Golat e takimit erdhën të dy në pjesën e dytë, me portierin Skorupski që shënoi autogol në minutën e 52-të dhe Aleks Sandron që vulosi fitoren në minutën e 65-të.

Mbrojtësi shqiptar i Empolit, Frederik Veseli, u aktivizua në lojë në minutën e 70. Pas këtij takimi, Juventusi ngjitet në kuotën e 66 pikëve, duke mbajtur kreun e renditjes me 10 pikë diferencë nga Roma e vendit të dytë që ka një ndeshje të zhvilluar më pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: