TIRANE- Me heshtje, lot në sy dhe karafila të kuq. Kështu i kanë përkujtuar edhe në këtë 6-vjetor 4 të vrarët e “21 Janarit” në bulevard.

Familjarët e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama pasi kanë dëgjuar fjalën e tij për të bërë drejtësi për çështjen e tyre, madje edhe për rihapjen e saj në Strasburg i janë drejtuar vendeve ku të dashurit e tyre humbën jetën.
rama 21 janari 1
Bashkë me kryeministrin, ministra e deputetë u përkulën për të vendosur lule në pllakat përkujtimore, ndërsa më herët për nder të tyre, kryeministri Rama shtroi edhe një drekë.
rama 21 janari
Gazetarja Marsela Karapanço bën me dije se ndryshe nga vitet e tjera ka pasur më shumë indiferentizëm nga qytetarët.
rama 21 janari 6
Dy ditë më parë qëveria mori vendim për dëmshpërblimin e 3 familjarëve të viktimave që u vranë në 2011, ndërsa njëri është ende në proces gjyqësor.
rama 21 janari 5
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: