Orges Shehi, portieri i Skënderbeut, në përfundim të ndeshjes kundër Young Boys në “Europa Leaguë” është shprehur se i vjen keq që humbja erdhi në këtë mënyrë, në minutat e fundit. Gardiani i korçarëve gjithashtu pohon se dorezat me të cilat luajti sot do t’i ruajë përgjithmonë për shkak të rëndësisë së kompeticionit.

Të vjen keq që goli u shënua në fund?

Normal më vjen keq për rezultatin, por sidomos kur ndëshkohesh në fund të vjen keq dhe e qan humbjen

Ca note i vini ekipit?

Kemi bërë kampionat të mirë duke filluar që nga ndeshjen kualifikuese dhe jemi të kënaqur sepse kemi luajtur si të barabartë me çdo ekip

Ndeshja e fundit ne Europë?

U kam thënë çunave që ta mbyllim në mënyrë dinjitoze. Nuk dua të përqendrohemi te kjo gjë por te objektivat tona.

Dorezat e ndeshjeve të Europa Ligës do i mbash?

Po normal se është kompeticion i rëndësishëm dhe sidomos është hera e dytë që jemi këtu dhe kemi bërë mirë.

A je i irrituar me arbitrin edhe ti?

Nuk jam marrë ndonjëherë më arbitrin, pretendonim ndoshta për diçka me shumë, nuk e kam parë qartë por mesa me kanë thënë çunat kishte disa raste të dyshimta.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb