Një parashikim të gjerë për gjithçka ndodh në vitin 2018 për secilën nga 12 shenjat e horoskopit e sjell për “BalkanWeb” astrologu i njohur Jorgo Pulla.
horoskopi
Duke filluar nga sot do të publikojmë ditë pas dite parashikimin për çdo shenjë. Çfarë i pret në 2018, ku do të kenë më shumë sukses në dashuri, apo karrierë? Cilat janë datat më me fat dhe çfarë duhet të bëjnë, Këto dhe të tjera detaje mund t’i lexoni më poshtë

auto_dashi1485769164

DASHI
Ju të shenjës së Dashit keni një periudhë mjaft pozitive nga muaji maj deri në tetor të vitit 2018, një periudhë shumë e mirë në çështjet ekonomike. Por mos harroni që ju jeni nga ata që para ju vijnë shumë por dhe ju shpenzohen pa u kuptuar, prandaj bëhuni pak menaxhues pak më të mirë. Ajo që është më kryesorja është se ku dëshironi të investoni dhe në çfarë biznesi dëshironi, është mirë që ta keni vendosur në muajt e parë të vitit 2018, nga shkurti e në vazhdim me qëllim që të arrini objektivin tuaj. Në këtë drejtim nuk përjashtohet mundësia të keni disa ndihmesa nga persona të rëndësishëm, por mos prisni më shumë se sa ata ju shprehin. Mundësitë do t’i keni sido që të jetë ndihmesa, nuk do t’ju mungojnë. Nga korriku dhe gushti nuk përjashtohet të ndryshoni rrënjësisht mënyrën e të jetuarit. Lëvizjet nga një vend në tjetrin ju bëjnë të ndryshoni gjërat siç juve e mendoni. Në gusht e tutje do të keni këto ndryshime sepse është një periudhë që kërkohen ndryshime për tu përshtatur në muajt që do të pasojnë. Është një vit që ka më shumë ndihmesa ngado që të vijnë. Gushti dhe Shtatori do të jenë muajt më idealë dhe me më shumë fat për juve si në biznes dhe në ekonomi.

DASHURIA
Një vit shumë pozitiv për ju të kësaj shenje. Do të keni shumë mundësi në lidhjet tuaja në kohë, muaj apo datë të caktuar. Një lidhje e gjatë dhe positive mund të shkojë deri në martesë. Sidomos të lindurit e dhjetëditëshit të parë dhe të tretë, do kenë shumë fat lidhje të reja, pse jo edhe mundësi për njohje jashtë shtetit. Edhe pse ju të shenjës së Dashit, jeni shenja e zjarrit dhe gjithmonë jeni në kërkim për të arritur objektivin tuaj. Këtë vit falë ndikimeve planetare keni zhvillime positive. Për vitin 2018 datat më të mira për ju si për njohje të reja, lidhje që mund të shkojnë deri në martesë por edhe planifikimi i një fëmije janë këto: Janar, 13,14,17,18,20,21,22,27. Shkurt datat 01,02,04,05,07,08,10,11, për muajin mars janë datat: 08,09,10,11,13,15,16,17,18,19,21,22, për muajin prill janë datat 18,19,20,21,25,26, për muajin maj janë datat 04,05,04,07,09,11,15,19,20, për muajin qershor janë datat 18,19,21,25,26,27, për muajin korrik 20,23,24,25,27,28, për muajin gusht 11,14,15,18,20,22,29, për muajin shtator që mund të konsiderohet edhe si më ideali, heqim 5 ditët e para dhe i gjithë muaji është fantastik, sidomos për ju që mezi prisni një shtatzani, krijimin e familjes, martesë dhe lëvizje të rëndësishme. Mos i humbisni këto raste! Për muajin tetor janë datat 05,14,20,21,22,24,25, për muajin nëntor janë data positive dhe me plot të mira 03,04,05,06,11,13,17,19,28,29,30, për muajin dhjetor janë datat 01,03,07,09,18,22,27,28. Mos harroni, gjatë këtyre datave mund të stabilizoni anën tuaj sentimentale si dhe çështjet nga më të rëndësishmet e jetës suaj.

KARRIERA DHE EKONOMIA
Në fillim viti deri në gjashtëmujorin e parë do të keni mundësi shumë pozitive për të stabilizuar ekonominë tuaj. Kjo do të jetë një periudhë e rëndësishme për punën tuaj dhe atë ekonomike. Me ndryshimet që do të keni në këtë drejtim do të dini shumë mirë të stabilizoni njëherë e mirë punën dhe ekonominë tuaj. Ajo që duhet të keni kujdes në çështjet ekonomike por edhe ato të punës dhe do të duhet të merrni përsipër riskun ka të bëjë me një periudhë nga datat 22 mars, 15 prill, 26 qershor, 19 gusht dhe 17 nëntor deri në 06 dhjetor. Kjo konsiderohet një kohë e papërshtatshme në lidhje me punën dhe karrierën. Në këto data anashkaloni të riskoni. Në periudha të tjera do të keni mundësi për të arritur gjithçka është e mundur. Në lidhje me karrierën tuaj dhe një mundësi e mirë në stabilizim të ekonomisë shihet në datat 08 e tutje kur Jupiteri shkon në Shigjetar. I keni të gjitha mundësitë që të arrini qëllimet tuaja dhe të stabilizoni një herë e mirë punën dhe ekonominë. Mos harroni ku është viti i karrierës suaj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb