Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

72 minuta video/ Nusja helmoi vjehrrën kur ishte shtatzënë, rrëfimi tek hoxha: S’më lënë rehat xhindet

18033894_1787806431246562_2763196779300312579_n

TIRANË- Duket si histori filmi, por ngjarja e rëndë e zbuluar dje ka ndodhur vetëm disa kilometra larg Tiranës, në Kamëz ku ndodhet edhe banesa ku ka jetuar familja Lami.

(Foto e banesës siguruar nga BalkanWeb)
shtepia e lirie lami
“BalkanWeb” mëson se ngjarja u mësua vetëm pasi u zbulua një regjistrim prej 72 minutash, të cilin prokurorët e kanë gjetur në zyrën e hoxhë Hysen Shehut. Aty e reja ka treguar se prej dy vitesh ishte martuar me Oltin dhe se priste një fëmijë nga ai, por kërkonte falje të një mëkati të madh që kishte kryer, pasi s’po gjente qetësi.

Ajo ka rrëfyer se pasi kishte helmuar vjehrrën, e kishin zënë xhindet, e nuk flinte dot gjumë. “Më ndihmo të lutem, se nuk fle dot gjumë, kam ankth e më kanë zënë xhindet“,- ka thënë nusja.
(Në foto, Olsi Lami bashkëshorti i Marjanës)
10394552_1076920732335139_1173542673842073692_n

Dy vite martesë me Olti Lamin, siç thotë Marjana Cmeta janë kthyer në një ferr të vërtetë, pasi ka pasur shpeshherë mosmarrëveshje me vjehrrën e saj Lirijen, të cilën ka rrëfyer se e ka helmuar.

Ngjarja e ndodhur më 30 prill të vitit të kaluar, u zbulua vetëm pasi e reja shtatzënë shkoi tek hoxha për tu rrëfyer, material i cili ndodhet i gjithë në duart e Prokurorisë.

Rrëfimi tek hoxha ka qënë i çlirët dhe e reja fajësonte nënën e bashkëshortit si shkaktare të mosmarrëveshjeve që kishte edhe me të. Nisur nga mosmarrëveshjet prindërit e Oltit, që fillimisht jetonin me ta ishin larguar në shtëpinë e vjetër në fshatin Zall Mner, por as ky fakt nuk e kishte qetësuar Marjanën.

(Në foto, hoxha Hysen Shehu ku u rrëfye Marjana)

29136841_2054921111421649_8496923828209844224_n

Siç ka rrëfyer tek Hoxha, marrëdhëniet e saj me të shoqin pas këtij momenti nuk u përmirësuan. Një ditë kur vjehrra kishte zbritur për të blerë fidanë në fshat, ajo thotë se e ka ftuar brenda në shtëpi për të rregullaur marrëdhënien dhe se aty e ka helmuar, duke i hedhur fostoksinë në lëngun e portokallit, e më pas e ka mbyllur në një dhomë.

Ajo bërtiste e përpëlitej, në një moment donte të hapte dritaren e kapi perden, unë e ndalova dhe perdja u rrëzua. Sa më shumë helmi bënte efekt aq më shumëë shtoheshin të bërtiturat. Kisha frikë se do dëgjonin komshinjtë, ndaj i vura një shall në fyt…më pas e mbyta me duart e mia”,- kështu mësohet të ketë thënë përpara hoxhës e reja, që kërkonte t’i falej mëkati, pasi nuk mund të jetonte me këtë ankth.

Ajo shtoi se vetëm dy muaj pas ngjarjes, që fillimisht u raportua si natyrale (Lirija vdiq nga një infarkt) u largua nga shtëpia e bashkëshortit dhe shkoi tek prindërit, por as aty nuk po gjente qetësi, prandaj edhe kishte vendosur që hallet t’ja zgjidhte Hoxha.

Për këtë fakt hoxha Hysen Shehu ka lajmëruar bashkëshortin e viktimës Agim Lamin, por duke qënë besimtar, ai e ka fshehur ngjajren. Si hoxha, ashtu edhe bashkëshorti i viktimës dhe një kushëriri i tij Arben Saliu po hetohen për moskallëzim krimi.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 1 )