FUSHE KRUJE – 72-vjeçarja Sadije Elezi, e cila jeton e vetme, është një prej personave më të dëmtuar nga përmbytjet që përshinë Fushë Krujën pak ditë më parë. Banesa e vjetëruar tashmë po shkon drejt shembjes dhe ato pak ushqime dhe veshje që kishte e moshuar janë lagur e dëmtuar duke u bërë të papërdorshme.

Veç pensionit të saj, 72-vjeçarja nuk ka askënd për ta ndihmuar, ndërsa edhe djali i vetëm i ka vdekur para disa vitesh për shkak të një sëmunjdjeje të rëndë. E harruar në vuajtjen e saj të pakufi, e moshuara pyet nëse gjendet dikush jashtë skamjes së saj që ka fuqinë për ta ndihmuar.

Ajo thotë se prej tre ditësh nuk ka ngrënë asgjë, por përpos kësaj vuajtjet pa fund e kanë lënduar edhe shpirtërisht.

72-vjeçarja ka vendosur disa plastmasë përreth ngrehinës ku ajo jeton në lagjen “Bakushe Visha” të Fushë Krujës, por kjo nuk mjafton për të përballuar përmbytjen e radhës apo dimrin e acartë që po mbërthen gjithë vendin.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb