TIRANE– Astrofizikani i njohur, Remo Ruffini ishte i ftuar në studion e rubrikës ‘Opinion’ në News24 së bashku me fizikanen shqiptare dhe ish deputeten Mimoza Hafizi. Ruffini është themelues i Qendrës së Astrofizikës Relativiste dhe studion Yjet Bozonike, Neutronike e Vrimat e Zeza.

Profesori ka folur për nënshkrimin e marrëveshjes mes Universitetit të Tiranës dhe ICRA, pas një bashkëpunimi 20-vjecar. Ai tha se sot jemi në një moment interesant të zhvillimit të shkencës dhe njohja e universit është nevojë dhe jo luks. Astrofizikani ka treguar edhe momentin e takimit me shkencëtarin dhe fizikantin Stephen Hawking që u nda nga jeta pak kohë më parë, i cili ka lënë edhe një amanet.

“Unë e kam takuar Stephen Hawking në Kembrixh dhe i thashë sa shtëpi të bukur paske, ndersa ai më tha që e kishte bërë vetë. Ai ka lënë amanet që në varr t’i vendosin formulën e masës së vrimave të zeza dhe unë i kam thënë me shaka që nuk e ke te drejtën vetë, pasi e kemi bashkë”- tha profesori Remo Ruffini.
ujkuyj
Ndërkohë pyetjes së kush e krijoi jetën, astrofizikani i njohur tha se kjo është një përgjigje komplekse, por qeniet evoluojnë dhe jeta është pjesë e universit.

“Është një përgjigje filozofike dhe komplekse. Ne çdo ditë zbulojmë për universin dhe qeniet evoluojnë dhe kjo vjen nga ndryshmi në ADN. Jeta është pjesë e Universit dhe nuk është diçka e shkëputur. Ashtu si shtëpia që ka nevojë për muratorin, për teknikun etj, edhe Universi është shumë kompleks”- tha Remo Ruffini.
y6hn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: