TIRANE – E keni dëgjuar shprehjen “Dashuria nuk njeh moshë”? Shembulli konkret i kësaj thënieje ishte historia e transmetuar këtë të shtunë në programin “Dua të të bëj të lumtur” mes Merjemes dhe Qamilit.

Mejreme Dibra ose siç njihet ndryshe nga të gjithë ata që i qëndrojnë afër, “Noçja”, është një grua 75-vjeçare me të cilën jeta nuk është treguar tepër bujare.
CR4I0394
Është martuar dy herë me shpresën që do të gjente lumturinë, por fatkeqësisht të dy bashkëshortët e saj kanë ndërruar jetë. Sikur të mos mjaftonin këto, Noçes i vdiq edhe vajza që kishte nga martesa e parë shkruan Tch.

Vendosi të jetojë vetëm për 17 vjet derisa mori vendimin për t’i kaluar vitet e pleqërisë në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër. Aty njohu Qamilin, me të cilin u dashurua dhe prej 15 vitesh ndajnë të njëjtën dhomë. Historia e tyre e dashurisë të bën të besosh se xhelozia ekziston në çdo moshë dhe se një gjest i bukur të gëzon në çdo kohë.

Arsyeja pse Noçja kishte kërkuar që përballë saj të vinte Qamili lidhej me disa kërkesa të saj për të, që iu parashtruan atij në formën e premtimeve. Noçja i kërkoi Qamilit, një burrë tipik gjirokastrit, që të tregohet pak më dorëlëshuar kur vjen puna tek dhuratat e saj dhe gjithashtu, ç’ishte më e rëndësishmja që të mos shihte më gra të tjera, sepse ajo bëhej xheloze.
E gjithë historia u shoqërua me batuta dhe të qeshura, duke e ndryshuar komplet situatën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb