Skënderbeu e ka mbyllur me një humbje turpëruese ndeshjen e fundit në kampionat pasi u mund 1-5 nga Vllaznia, por gjithsesi në Korçë tani është koha të festohet pasi ‘ujqërit’ sot kanë ngritur në qiell titullin e 8 në historinë e tyre.

Një titull që ka ardhur me një dominim absolut të skuadrës së Dajës në këtë sezon, duke dominuar mbi kundërshtarët e tjerë. Gjithçka është vulosur disa ndeshje përpara fundit të kampionatit, duke vulosur historinë e këtij kampionati. Në ceremoninë e ngritjes së titullit, ishte prezent edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Ky i fundit e ka dorëzuar titullin te futbollistët e Skënderbeut, për t’i dhënë atyre kënaqësinë e një feste pas një periudhë të vështirë, duke parë situatën e korçarëve jashtë fushës së blertë.

Festa e Skënderbeut on Vidnews.

(BalkanWeb)

Etiketa: