Reagimet ndaj dokumentarit të quajtur ‘Vendimi’ në të cilin Griezman ka njoftuar se do të qëndrojë tek Atletico Madrid kanë qenë të shumta dhe një prej tyre ka qenë ai i Gerard Pique.

Qendërmbrojtësi i Barçës është i pari nga klubi katalanas që ka reaguar pas konfirmimit të Griezman se do të qëndrojë tek Atletiko Madrid. Në një postim në ‘Twitter’ ai i uron një sezon të mbarë me Atletikon vitin e ardhshëm.

pi_1529010779-5533581

Griezman u kërkua shumë nga Barcelona në këtë merkato për të përforcuar edhe më shumë sulmin, por vendimi i francezit i ka lënë jo pak të habitur jo vetëm kampin katalanas por edhe të tjerë që e kanë ndjekur çështjen e slmuesit francez. Barcelona duhet të fillojë të mendojë për të tjerë lojtarë për përforcimin e repartit sulmues.

 

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb