Është normale pas një dite të gjatë të ndiheni të lodhur, por kur kjo gjendje vazhdon për shumë kohë situata është shqetësuese dhe nuk duhet ta neglizhoni. Ndonëse nuk është një sëmundje, ndjesia e lodhjes njësoj si këto të fundit mund të shndërrohet në kronike dhe pas saj mund të fshihen shumë arsye. Stili i jetesës, mungesa e gjumit, veprimtaria sportive mund të na shterojnë energjitë, por ajo që nuk dimë është se gjëra edhe më të thjeshta si dehidratimi, apo mungesa e hekurit mund të na lodhin edhe duke ndenjur shtrirë.

Më poshtë do të lexoni arsyet përse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës:

1.Sëmundjet si: Anemia, hiperaktiviteti i tiroideve, diabeti, depresioni artriti rheumatoid mund të na krijojnë gjendje debulese duke na shteruar energjite.
2.Dehidratimi
Trupi i njeriut ka nevojë për ujë në mënyrë që të kryejë çdo funksion. Nëse ju nuk pini mjaftueshëm ujë, kjo gjë do të ndikojë në metabolizmin tuaj duke e ngadalsuar.
3.Temperatura e ambientit është shumë e lartë
Nëse jeni duke qëndruar në një dhomë të nxehtë me shumë mundësi do të ndiheni të lodhur.
4.Vuani nga alergjitë
Hundë të zëna, kruajtje fyti , teshtima… Kjo gjendje alergjie duket se shteron çdo grimë energjie nga trupi juaj.
5.Çrregullime të tiroideve
Nëse ndiheni të lodhur çdo moment të ditës dhe pse mund të keni ngrënë apo të keni fjetur mjaftueshëm, mund të jetë shenjë e çrregullimeve të tiroideve.
6.Keni nevojë për hekur
Mungesa e këtij minerali kaq të rëndësishëm ndikon drejtëpërdrejtë në humorin dhe energjinë tuaj.
7.Drita e diellit
Nëse trupi juaj nuk përthith rrezet e diellit për të paktën 30 minuta në ditë, kjo gjë do të reflektohet me lodhje dhe ndjesi të këputjes.
8.Mbiekspozimi ndaj dritës artificial
Nëse shpenzoni shumë kohë përpara pajisjeve elektronike, këto të fundit do të “vjedhin” të gjithë energjinë tuaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: