Sot do të luhet finalja e trofeut më të lavdishëm në futboll, e Botërorit, mes Francës dhe Kroacisë. “Gjelat” e synojnë për herë të dytë këtë trofe, ndërsa skuadra dalmate kërkon të shkruajë historinë pasi kurrë më parë nuk e ka fituar Kupën e Botës.

Në prag të ndeshjes, ne po iu sjellim disa statistika dhe kuriozitete që duhet t’i dini.

Franca dhe Kroacia janë përballur pesë herë më parë, me Francën që ka fituar 3 ndeshje (në 1998, 1999 dhe 2000) ndërkohë që dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar barazim në vitet 2004 dhe 2011.

Nga 5 takimet e luajtura mes këtyre dy skuadrave, vetëm 2 kanë qenë ndeshje të një turneu të madh, ku në vitin 1998 Franca fitonte në gjysmëfinale ndaj Kroacisë dhe shpallej kampione atë vit, ndërsa në Europianin e 2004-ës, takimi mbyllej në barazim 2-2.

Në tri finalet e fundit të Kupës së Botës, koha ne rregullt është mbyllur në barazim dhe është dashur koha shtesë për të pacaktuar skuadrën finaliste, ndërkohë që gjatë historisë, vetëm 2 finale janë zgjidhur nga penalltitë (1994 dhe 2006).

Kjo finale është e një rëndësie të veçantë për Mbapen, duke qenë se do të synojë të bëhet adoleshenti i dytë që shënon në një finale të tillë. Më parë e ka bëtë vetëm Pele, ndërkohë që ashtu si Pele, Mbape ka shënuar 3 gola në një Botëror në një moshë të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb