Mohamed Salah po përligj më së miri milionat e shpenzuara të Liverpul-it për ta blerë nga Roma pasi egjiptiani deri më tani ka shënuar 21 gola në të gjitha kompeticionet për “the reds”. Madje në “Premier League” 24-vjeçari udhëheq listën e golashënuesve së bashku me Harry Kane, 15 gola.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Livepol në internet, Salah tregon vështirësitë që ka kaluar për të arritur majat e futbollit, aty ku sot po e lakmojnë të gjithë.

“Për pesë ditë në javë, çdo javë për tre apo katër vjet, unë do të bëja këtë rrugë: Dilja në 9 të mëngjesit për të mbërritur në një fushë stërvitore rreth orës 2 apo 2 e gjysmë në drekë. Stërvitja fillonte në 16:00. E mbaroja stërvitjen rreth orës 18:00. Mbërrija në shtëpi në dhjetë të darkës, ushqehesha, flija gjumë dhe të nesërmen bëra të njëjtën gjë.”
mohamed
“Në fillim luajta për një klub që ishte gjysmë ore larg fshatin ku kam lindur në Basyoun, – tha sulmuesi. – Më pas firmosa për një klub në Tanta, që është një orë e gjysmë larg. Prej andej shkova te ‘Arab Contractors’ në Kairo, kështu që më duhej të udhëtoja 9 orë në ditë, katër orë e gjysmë vajtje, katër orë e gjysmë ardhje, për pesë ditë në javë, vetëm që të stërvitesha.

E lashë shkollën shumë i vogël që të merresha me stërvitjen. Në fillim shkova nga ora 07:00 deri në 09:00 sepse paraqitja një leje nga klubi që më lejonte të largohesha. Kjo dalë nga dalë u bë e pamundur. Por mendoj se tani gjithçka do të kishte vazhduar të ishte po aq e vështirë nëse nuk do të isha bërë futbollist.”

“Nuk mund t’ia u garantoj se kisha bindjen që do t’ia dilja, por që në moshën 14-vjeçare flija duke menduar se do të bëhem një ndër futbollistët më të mirë. Por ndoshta kjo është ëndrra e çdo 14-vjeçari…”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb