Stresi ndikon negativisht jo vetëm në gjendjen psikike, por edhe në atë fizike. Madje efektet negative të stresit vërehen edhe në lëkurë. Ja cilat janë 9 shenja që shfaqen në lëkurë, të cilat tregojnë se jeni të stresuar.

Simptoma të stresit

Akne – Stresi mund të jetë arsyeja e shfaqjes së akneve dhe puçrrave në lëkurë.

Plagë në gojë – Plagët e vogla përreth buzëve ose në gojë mund të shkaktohen edhe nga stresi.

Lëkurë e yndyrshme – Stresi mund të rrisë prodhimin e yndyrës në lëkurë.

Lëkurë e acaruar – Nëse lëkura acarohet pa asnjë shkak, mund të jetë shenjë e stresit.

Lëkurë e thatë – Stresi mund të shkaktojë edhe humbje të ujit në trup dhe thatësi të lëkurës.

Skuqje – Stresi mund të shkaktojë skuqje të lëkurës ose puçrra të vogla që fillojnë të acarohen.

Urtikarie – Ënjtje dhe acarim i lëkurës, që mund të shkaktohet si pasojë e stresit.

Stresi poashtu shkakton edhe disa dëme të tjera, si:

Pengon shërimin e plagëve – Stresi pengon shërimin e shpejtë të gërvishtjeve ose plagëve në lëkurë.

Përkeqëson gjendjen shëndetësore – Sëmundje si ekzema, psoriasi apo rosacea (skuqje e fytyrës), mund të përkeqësohen edhe më shumë nga stresi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: