PRSHINTINE- Në përkujtimin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë sot homazhe në vendin ku prehet presidenti Ibrahim Rugova.

Rama vendosi në varrin e liderit historik të Kosovës kurora me lule në shenjë nderimi për kontributin e paçmuar të Rugovës.

Dje Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, organizuan një pritje për trupin diplomatik të akredituar në Prishtinë dhe të ftuar të tjerë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mori pjesë në dy ceremonitë.

Nëntë vjet më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira e shqiptarëve për të fituar pavarësinë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: