ITALI- Ministri i ri i brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka konfirmuar se një prej prioriteteve kryesore të qeverisë së re populiste do të jetë deportimi i emigranteve të paligjshëm. Ai ka sinjalizuar kështu synimet për të mbajtur premtimin elektoral për të kthyer mbrapsht qindra e mijëra emigrantë pa dokumente që qëndrojnë në Itali.

Salvini, kreu i partisë së ekstremit të djathtë “Lega Nord”, premtoi gjatë fushatës se do të deportojë rreth 500 mijë emigrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Itali.

“Dyer të hapura në Itali për njerëzit e mirë, dhe biletë vetëm vajtjeje për ata që mbërrijnë në vendin tonë për të krijuar trazira. Deportimi i tyre do jetë prioriteti ynë”, deklaroi ai.

E ndërsa retorika shkaktoi shqetësim mes ekspertëve të emigracionit dhe grupeve humanitae, ajo u pa edhe si një axhendë tejet e parealizueshme, sepse Italia nuk i ka burimet apo elasticitetin ligjor për të ndjekur deportimet masive tejet të kushtueshme.

Nga kjo politikë rrezikohet të preken edhe emigrantët shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb