‘A do të martohesh përsëri?’ Pirro Çako vihet në siklet live në emision. Ja si përgjigjet
- (22:18 , 16/04/2018)
- Komentet te ‘A do të martohesh përsëri?’ Pirro Çako vihet në siklet live në emision. Ja si përgjigjet Janë të Mbyllura

Pavarësisht se ata janë të vegjël, edhe padashur mund të vënë shumë në siklet. E ndaj një gjë e ngjashme i ndodhi edhe këngëtarit Pirro Çako, i cili teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Panit’, iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve protagonist.
“Çfarë të pëlqeu të gruaja jote e parë që u ndave?” ishte një nga pyetjet ngacmuese të një prej fëmijëve që vuri në siklet kantautorin. Ndonëse ai u përpoq që ta kalonte me sportivitet divorcin me sopranon Inva Mula, Pirro tha se, sado të mundohej t’ua shpjegonte, ata nuk do ta kuptonin, kështu që nuk e la veten aq kollaj të binte në kurth.
Por a do të martohet sërish? Kjo ishte një tjetër pyetje me spec, ndërsa Pirro iu përgjigj kuriozitetit të fëmijëve me shumë sportivitet, duke shtuar se; “Po edhe kur je beqar, si i martuar je. Me thënë të drejtën, nuk do ishte keq, por me mendje jam shumë larg martesës”.
(ed.me/BalkanWeb)