Sot në orën 16:00 është parashikuar të nis seanca e jashtëzakonshme për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës. Ani pse gjithçka dukej e përfunduar pas marrëveshjes se partive politike shqiptare në Qeveri dhe LDK-së, në momentet e fundit ka dal një problem pasi që deputeti i LDK-së, Ramiz Kelemendi ka thënë se për shkak të arsyeve shëndetësore nuk do të jetë në seancë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk do të merr pjesë në seancën për demarkacionin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por siç tha ai edhe më herët ia ka bërë me dije shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit se nuk do ta votoj marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ndryshe ditë më parë në AAK kishte kaluar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi dhe besohej se më këtë votë do të siguroheshin votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit.
Deputeti tjetër, Adem Hoxha që është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe, e cili është përmendur si njëri nga deputetët e kësaj liste që do të votojë pro marrëveshjes, ai nuk ka është deklaruar për media lidhur me këtë. Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje nga ai mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Ndryshe çështja e demarkacionit me Malin e Zi ka tri vite që nuk e merr bekimin e Kuvendit, ndërkaq ratifikimi i kësaj marrëveshje është një ndër kriteret e liberalizimit të vizave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: