TIRANË- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka dalë në mbrojtje sot paraardhësit të tij Saimir Tahiri. Ai foli si jurist nga ana ligjore për këtë çështje, duke thënë se nuk ka deri tani prova që e fajësojnë por nga ana tjetër pati një qëndrim ndryshe për imunitetin.

I pyetur nëse do votojë për heqjen e mandatit të Tahirit në parlament, Xhafaj deklaroi: “Janë dy gjëra të ndryshme nëse e keni të qartë për çfarë fola unë. Ajo është një vendimmarrje tjetër, ndërsa ju më pyetët se si e shoh unë këtë aspekt”.

Sot Këshilli i Imuniteteve dhe Rregullores do të mblidhet për të votuar për mandatin e deputetit Tahiri pas kërkesës së Prokurorisë, e cila i kërkoi një ditë më parë arrestimin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: