TIRANE– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ndalur tek disa nga projektet kryesore për kryeqytetin, mes tyre edhe Bulevardi i ri. Gjatë një interviste me gazetaren Ola Bruko, për emisionin “Njerëz në Fokus” në “News 24”, Veliaj i është përgjigjur edhe një pyetje që zgjon jo pak kërshërinë e qytetarëve.

I pyetur nëse e aspiron postin e Kryeministrit, Veliaj tha se tashmë është i fokusuar në punët e Bashkisë së Tiranës, dhe për të kjo është puna më e bukur në botë.

“Mua kjo më duket puna më e bukur në botë, si kryetar bashkie. Kur je kryetar bashkie vendos që gjërat të bëhen dhe ato bëhen. Për aq kohë që e kam me zë nga Edi se kjo është punë më e bukur se ajo e kryeministrit, do të vazhdoj të bëj këtë”, tha Veliaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: