Ju kujtohen telefonat e mëparshëm, të cilët nuk kishin as Bluetooth, as WiFi dhe as GPS? Tani të gjithë telefonat inteligjentë i kanë këto veçori, por ka ende nga ata që i kërkojnë këta telefona.

Nokia 8210 është konsideruar si telefoni më i kërkuar nga shpërndarësit e drogës. Në kohën kur ky telefon u hodh në treg, konsiderohej si një pajisje e cilësisë së lartë, pasi mund të mbahej lehtësisht në dorë dhe ishte shumë i hollë në krahasim me telefonat e tjerë të asaj kohe, por që tani mund t’u shërbejë vetëm shpërndarësve të drogës.

Arsyeja është sepse ky telefon nuk përmban veçori të tilla si Bluetooth, NFC ose WiFi, që do të thotë se policët nuk mund të gjurmojnë përdoruesit e këtij telefoni. Lidhja e tij me infra dhe bateria që zgjat për shumë orë janë disa nga arsyet se përse telefoni është kaq popullor, pasi ai lejon shpërndarësit e drogës që të administrojnë biznesin e tyre gjatë gjithë ditës pa u shqetësuar se mos fiket.

“Çdo shpërndarës droge që unë njoh përdor telefona të vjetër, dhe Nokia 8210 është një prej tyre që të gjithë e duan, sepse është i vogël dhe bateria zgjat shumë,”- u shpreh një shpërndarës droge, i njohur me nofkën K2, gjatë një interviste të dhënë për uebsajtin Vice.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb