TIRANE- Të gjitha tensionet në seancën e sotme parlamentare u shkaktuan nga opozita pasi pretendonin që kryeministri Edi Rama fyeu ish-kryeministrin Sali Berisha me fjalët “Ky ka rrjedhur”.

Vetë kryeministri i vendit pranon se një gjë të tillë e ka thënë, por “nëpër dhëmbë”.

E ndërsa tha këtë, kryeministri sqaroi për gazetarët se: “duhet të merremi me anën serioze të çështjes dhe pastaj me aspektin qesharak. Nuk po ia dalim dot që të arrijmë në momentin kur opozita të bindet që parlamenti me një klub të dehurish ka vdekur më 25 qershor. Ky parlament funksionon në bazë të rregullave të shkruara bashkërisht”, shtoi ai.

“Edhe ju kur dëgjoni çudira nga tjetri do thoni nëpër dhëmbë: Mos ke rrjedhur gjë”,- tha Rama duke shtuar se ajo që ndodhi nuk ishte arsye për të shkaktuar tensione deri në ndërprerjen e seancës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: