TIRANE- Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për shprehjet e përdorura një ditë më parë jashtë Kuvendit kur tha se: “Nuk ka bir nënë dhe bir k*rve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”, deklarate e cila u interpretua si kërcënim ndaj kryeministrit Rama.

Kjo shprehje është përdorur edhe nga kryeministri Edi Rama në kohën kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës. I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të gazetarit Arian Cani, Tahiri tha se nuk ka kërcënuar njeri me ato shprehje dhe i ka përdorur për të shprehur veten e tij.

Pjesë nga intervista

Si i ke kaluar këto 6 muaj, ka qenë një ferr apo je kënaqur?

Kam pasur një regjim shumë më të relaksuar.  Nuk kam pasur shume detyrime.

E ke marrë rrogën këto gjashtë muaj?

Kam marrë gjysmën, pasi ndahet me komisionet.

Ndihesh me shumë fajtor apo më shumë i pafajshëm?

Dua ti shmangem këtyre gjerave, koha i shëron të gjitha, hajt se kalon. Tre ditë zgjat e tjerë e tjerë. Unë dua më shumë të përballem apo ti largohem.

Është koincidencë, përdorimi i shprehjeve të Ramës?

S’kanë lidhje fare. Më shumë se sa të mundohemi që të gjejmë kostum që nuk i rri, për mua është fare e thjeshtë. Në dy momente ku vëmendja ka qenë më e madhe tek unë, i kam përdorur për të shprehur veten time. I kam bërë për të shprehur veten time dhe nuk ka lidhje me shantazhe dhe kërcënime. Në qoftë se do thoja se nuk ka rrahur as me vaj dhe as me uthull që të më ndaloj, do thoshit sërish se është përsëri e njëjta gjë. Nuk duam të humbasim kohë me këtë gjë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: