TIRANE- Më pak se një orë ka zgjatur marrja në pyetje e ish-ministrit Saimir Tahiri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku u thirr të dëshmonte për kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule në prill të 2016-ës, pak para zgjedhjeve në universitet.

Interesi i gazetarëve jashtë këtij institucioni ishte i madh për të mësuar, nëse ishte Emiljano Shullazi personi që kishte kërcënuar rektorin Koni të tërhiqej atëherë nga gara, por ministri Tahiri nuk e konfirmoi një gjë të tillë. Ai tha se ka dëshmuar në lidhje me detyrën dhe se do të punojë fort që në këtë vend të ketë drejtësi.

“Unë iu përgjigja pozitivisht ftesës për të treguar edhe këtu detyrën që kam bërë. Më vjen mirë të dëshmoj për detyrën që kam bërë lidhur edhe më këtë rast. Për kërcënimin do keni rastin të merrni të dhëna edhe nga zoti Koni. Ju keni aftësi të spikatur të merrni informacione nga prokuroria dhe policia. Deklarimi im do jetë i administruar do njihen me ato që kam deklaruar. Në fund të ditës shqiptarët duan të dinë a do bëjmë një drejtësi më të mirë a do kemi një shtet më të drejtë”,- tha ish ministri.

“Shullazi”/ Saimir Tahiri merret në pyetje në Prokurori. Pas tij shkon një tjetër ministre
Ora 10:45- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda sot rreth orës 10:45, ndërsa do të japë deklarime në lidhje me dosjen e Emiljano Shullazit, në lidhje me ngjarjen e kërcënimit të rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule, në prill 2016.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shihnim me kostumin zyrtar të ministrit, Saimir Tahiri u shfaq sportiv në hyrje të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai zbriti nga makina e tij, i shoqëruar vetëm me badigardin. Ish-ministri u pa të ngjiste më pas shkallët krejt i vetëm, pa shoqërimin e ndonjë avokati, siç raportoi edhe gazetarja Klodiana Lala.
tahiri ne prokuroriii 2
Fill pas tij për të dëshmuar pritet të shkojë edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, për të treguar çfarë di në lidhjem e kërcënimin e dy akademikëve prej Emiljano Shullazit dhe grupit të tij gjatë në kulmin e zgjedhjeve në Universitet.
tahiri ne prokurori
Më herët u mor në pyetje edhe kreu i policisë së Tiranës Ervin Hodo.

Koni u kërcënua në muajin prill të 2016-ës që të tërhiqej nga gara për rektor në UT, jashtë një hoteli në Tiranë, ndërsa rastin e denoncoi në policinë e Tiranës, e më pas ka marrë kontakte me drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Ky i fundit bashkë me dy rektorët Koni dhe Kule kanë shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku kanë shpjeguar ngjarjen që u kishte ndodhur. Tahiri u ka premtuar rektorëve angazhimin e Policisë për zbardhjen e ngjarjes. Të njëjtin premtim bëri për ta edhe Lindita Nikolla.

Kujtojmë se Emiljano Shullazi u arrestua në mesin e muajit prill 2017, pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi kërcënimin që u ishte bërë rektorëve Mynir Koni dhe Dhori Kule. Në mbrëmje të po asaj dite Prokuroria e Krimeve të Rënda firmosi urdhërarrestin për Shullazin e miqtë e tij Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin me akuzën e katër rasteve të gjobëvënies ndaj biznesmenëve.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: