TIRANE- Pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku në Kuvend, vetëm më votat e mazhorancës, kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e tij të parë ndaj situatës së krijuar brenda sallës së Parlamentit nga opozita, si dhe protestës jashtë ambienteve të saj.

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama e konsideroi sjelljen e sotme të opozitës në Kuvend, si një përpjekje të dështuar për të bllokuar reformën në drejtësi.

I pyetur nga gazetarja e “News24”, Marsela Karapanço nëse qëndrimi i sotëm i opozitës dhe protesta në Parlament e pengon integrimin e europian të vendit, kreu i qeverisa u përgjigj se “çelja e negociatave do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet nga protesta e opozitës”.

Sakaq, ai tha se kjo protestë ka ndikim tek BE, pasi u jep mundësi atyre që të mendojnë se ne nuk jemi gati.

Nga shfaqja e sotme në Parlament a do ndikojë kjo në hapjen e negociatave me BE?

Nuk mendoj që janë cenuar mundësitë për çeljen e negociatave por çdo shfaqe e tillë i bën dëm Shqipërisë. Çdo shfaqe e tillë i bindem të gjithë Shqipërisë. Në këtë aspekt kjo shfaqe ishte kundër Shqipërisë, në vijim të një procesi, që kishte balt dhe tym që bie mbi Shqipërinë”.

I pyetur nëse do ta ftojë sërish opozitën në dialog, në kohën kur do të duhet të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm në bazë të ligejve pas formimit të institucioneve të drejtësië, Rama tha se “Nuk ka shans për të bllokuar procesin e integrimit. Unë e thashë dhe e përsëris, nuk mund të kthejmë kurrizin nga opozita është kjo që shqiptarët kanë zgjedhur. Nuk e përcaktojmë dot sjelljen e opozitën, cilësinë e saj Ne duhet të jemi të duruar me opozitën, dhe unë do vazhdoj të kërkoj mirëkuptim dhe dialog. Por e përsëris kjo nuk është shprehje dobësie, por përgjegjshmëri, dhe dëshirë për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Askush nuk e dobëson dot Shqipërinë duke marrë peng asgjë në këtë vend”, tha kryeministri Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: