Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

A është Erdogan një “Big Brother” për myslimanët? Ekspertët: Po e përdor Ballkanin për interesa politike

Erdogan

Turqia po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në Ballkan. Gazetari i Deutsche Welle, Darko Janjevic bisedoi me Erdoan Shipoli, ekspertin e çështjeve të Turqisë dhe Ballkanit me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin diskutoi për këtë çështje dhe qëndrimin e Bashkimit Europian në raport me vendet e Ballkanit.

Dr. Shipoli, cilat janë objektivat dhe qëllimet e Turqisë në Ballkan dhe çfarë po përpiqet të arrijë Turqia me veprimet e saj?
Historikisht, institucionet turke dhe veçanërisht ushtria apo dhe burokracia turke, kanë shprehur një interes të vazhdueshëm për Ballkanin, sepse historikisht Ballkani është konsideruar si rruga e saj e vetme për në Europë.

Turqia historikisht e ka parë Ballkanin si një rrugë dhe mundësi, të cilët mund ta përdorë për të rritur ndikimin e saj në rajon dhe në Europë. Megjithatë, në vitet e fundit të epokës Erdogan, Turqia ka rritur ndjeshëm ndikimin e saj në Ballkan dhe e ka parë këtë të fundit si një “levë”, të cilën mund ta përdorë në çdo kohë për arritjen e qëllimeve të saj.

Pra, qeveria e Erdoganit dëshiron që të rrisë ndikimin e saj në shoqëritë e vendeve të Ballkanit, duke investuar dhe duke ndihmuar disa organizata të shoqërisë civile… Ai e bën këtë me qëllimin e vetëm që nesër të mund t’i përdorë këto vende kundër Evropës dhe t’u thotë europianëve: “Ne kemi shumë ndikim në Ballkan, portën hyrëse për në Europë dhe këtë ndikim mund ta përdorim si shantazh kundër jush”.

Pra, qeveria e Erdoganit mendon që mund ta përdorë praninë dhe influencën e saj në Ballkan për të imponuar politikat europiane në një drejtim të caktuar dhe që të arrijë qëllimet e saj?
Po! Të paktën, kjo është ajo që Erdogan mendon aktualisht. Por, nuk besoj dhe nuk mendoj që ai mund të ketë sukses në këtë drejtim. Sigurisht që Turqia ka një ndikim politik jo të vogël në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje dhe padyshim që është një aktor i rëndësishëm rajonal, por thjesht për çështje të cilat përkojnë me politikat e Bashkimit Europian. Për vendet e Ballkanit, aspirata kryesore është anëtarësimi i tyre në Bashkimin Europian. Për shumë vite, ky ishte edhe qëllimi i Turqisë. Tani që Turqia po largohet nga ky qëllimi, ndikimi turk në Ballkan është në rënie.

Cili është ndikimi real i politikave të Ankarasë në rajon?
Përsa i përket republikave ish-Jugosllave, ndikimin më të madh ajo e ka në Bosnje, pastaj në Maqedoni, pastaj në Kosovë dhe e fundit është Shqipëria. Natyrisht, ajo ka marrëdhënie më të mira tregtare me Bullgarinë dhe komunikim më të mirë me komunitetin turk në Bullgari se sa në Kosovë, për shembull. Në të vërtetë, Turqia nuk ka ndikimin politik që pretendon të ketë në Ballkan, dhe sigurisht nuk ka atë ndikimin që ajo dëshiron të ketë.

Turqia mund të rrisë ndikimin e saj në Ballkan, vetëm nëse Bashkimi Europian thyen premtimin e saj për të punuar me vendet e Ballkanit. Përndryshe, në qoftë se ata do të duhet të zgjedhin, vendet e Ballkanit do të zgjedhin integrimin në Bashkimin Europian dhe nuk do ta shikonin Turqinë si një vend strategjik.

Megjithatë, shumë njerëz në Bosnje dhe komunitetet e tjera myslimane në të gjitha vendet e Ballkanit e shohin Erdogan si një lloj “Big Brotheri” (Vëllai i Madh) dhe Erdogani kohët e fundit ka përdorur masakrën e Srebrenicës si “provë” të urrejtjes së Europës ndaj myslimanëve, dhe i pëlqen të portretizojë veten si mbrojtës të myslimanëve. Sa e vërtetë është kjo ndjenjë dhe a është kjo një manovër politike?
Një gjë të tillë ai po e përdor për konsum të brendshëm politik. Natyrisht, myslimanët boshnjakë kanë simpati për Turqinë, pasi Turqia dhe disa vende të tjera myslimane i kanë ndihmuar ata gjatë luftës, para vendeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Kosovë, kjo nuk ka ndodhur dhe shqiptarë myslimanë të Kosovës nuk e shohin Turqinë si vëllain e madh të tyre. Megjithatë, ndërsa Erdogan dhe Turqia nuk kanë fuqi për të ndikuar në asnjë prej vendeve të Ballkanit, Erdogan është mjeshtër në përdorimin e retorikave politike për arritjen e qëllimeve të tij politike. Ai po e përdorur masakrën e Srebrenicës për të bindur turqit që ai kujdeset për myslimanët, dhe kjo do të sjellë atij më shumë vota, sepse nuk duhet të harrojmë faktin që në Turqi jetojnë shumë turq me prejardhje boshnjake, bullgare apo dhe shqiptare, të cilët historikisht nuk kanë votuar për Erdoganin. Ndaj, duke përdorur një retorikë të tillë politike, ai po përpiqet të fitojë mbështetjen dhe votat e tyre pro referendumit dhe po përpiqet t’i bindë ata se ai është gati të luftojë për Ballkanin – në këtë rast, kundër Holandës për Srebrenicën.

Çfarë po bën konkretisht Turqia për të rritur ndikimin e saj në Ballkan? Pas përpjekjeve të grushtit të shtetit, shumë institucione turke në Ballkan shikohen me dyshim nga Ankaraja…
Pas tentativës së grushtit të shtetit, qeveria Erdoganit është përpjekur për të rritur ndikimin e saj dhe ka rritur presionet mbi qeveritë e Ballkanit, veçanërisht në lidhje me lëvizjen Gylen, por deri më tani kjo strategji nuk ka rezultuar e suksesshme.

Deri më tani kemi parë që në Maqedoni dhe Bulgari ajo po përpiqet të rrisë ndikimin e saj përmes krijimit të partive të veta politike dhe fuqizimin e tyre dhe po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në vendet e tjera, duke rritur kontrollin e drejtpërdrejtë të partive ekzistuese përmes bashkëpunëtorëve të ngushtë të Erdoganit. Qeveria turke po përpiqet, duke përdorur njerëzit e vet, kryesisht besnikët e Erdoganit që kanë studiuar në Turqi, apo individë që njihen për lidhjet e tyre me qarqet pranë Erdoganit.

Personalisht, kam frikë se ajo po fiton terren duke përdorur disa organizatave të shoqërisë civile. Për shembull, TIKA (Agjencia Turke për Zhvillim) ka rritur investimet në Ballkan dhe kohët e fundit ka sponsorizuar shumë vizita në Turqi dhe kjo është pjesë e strategjisë së tyre për rritjen e ndikimit në këto vende. Gjithashtu thuhet se ka pasur disa akte të diskutueshme të cilat janë duke u hetuar.

Këtu, duhet të bëjmë një dallim midis Turqisë dhe veçanërisht qeverisë së Erdoganit, sepse qëllimi kryesor i këtij të fundit tani nuk është më rritja e ndikimit të Turqisë, por rritja e ndikimit të Erdoganit dhe popullaritetit të tij. Ne tashmë e dimë që pikërisht pjesë e kësaj strategjie janë dhe tubimet dhe grupimet e krijuar në Prizren, Shkup apo Novi Pazar, ku këtyre grupimeve u jepen fotografitë e Erdoganit për të treguar se ai ka simpatizantë kudo.

Dhe sa e vendosur është Ankaraja për realizimin e këtij projekti? A është Turqia e interesuar për destabilizimin e Ballkanit, rritjen e valës së re të nacionalizmit dhe inkurajimin ndikimit ushtarak?
Nuk besoj! Turqia nuk është e interesuar për destabilizimin e situatës së sigurisë në Ballkan. Por në qoftë se kjo do ishte diçka që Erdogan mund të përdorte, nuk besoj se ai do ta bënte një gjë të tillë. Nuk besoj se Turqia kërkon një Ballkan destabilizuar. Sepse atëherë Turqia do të ishte e rrethuar nga të gjitha anët me rajone të destabilizuara.

Por, vendet e Bashkimit Europian duhet të angazhohen më shumë për të forcuar perspektivën europiane për vendet e Ballkanit dhe të mos i lejojnë këto vende që të jenë pjesë e axhendës individuale të Erdoganit.

*Erdoan Shipoli, ka lindur në Kosovë dhe aktualisht vazhdon studimet e tij në Qendrën e Mirëkuptimit Myslimano-Kristiane në Universitetin Georgetoun dhe Ndihmës Dekan i Fakultetit të Marrëdhënieve Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Ndërkombëtar të Virxhinias.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 17 )

  • BRAVO EDİ RAMA, nese komuniteti mysliman e kthehet shqiptareve.

    DUHET Tİ KTHEHET SHQİPTAREVE DHE TE BASHKEPUNOHET ZYRTARİSHT ME KOMUNİTETİN MUSLAN TURK,jo me shoqata se na shkaterruan.

    AGİM LAJM MİRE KY.KEMİ HALLİN E ELVİS NACİT?KY Sİ DO
    BEHET?MJEKERRRAT?
    KOMUNİTETİ MYSLİMAN DUHET TE C’RRADİKALİZOHET e te kthehet tradites liberale shqiptare turke hanefi.

    Ka lezet turqit e shqiptaret ne turqi e gjermani.
    Selamete nga unioni shqiptare GjERMANİ.

  • Shembull i gjalle se ca po i ben erdogani shqiperis kemi keto plehrat qe komentojne ketu..e e mbrojne me shume se baben e tyre..u ka hedhur erdokani 1 kocke e keta rrine e lehin gjith diten neper portale..fatkeqsi per shqiperine qe permban farera te tilla te prishura…

  • Sipas agjendës së erdoganistëve në Shqipëri, pas zgjedhjeve KMSH do ti dorëzohet Diyanetit turk.
    Kryetar do jetë Betim Truçi, myfti i Tiranës Mehdi Gurra, myfti i Elbasanit Arben Ramkaj, myfti i Durrësit Ilir Vokshi, myfti i Shkodrës Naim Drijaj, nënkryetar i Kmsh M. Sytari, kancelar Ali Hallaçi, dr. Kulture Eduart Caka, dr. Media Maliq Hasa, etj.
    Këto na i thanë në një sohbet në Durrës para pak ditësh nji imam i Diyanetit në Shqipëri.

  • Ajo cfare thote autori ne pergjigjet e veta eshte shume e vertete. Turqia eshte nje vend mike me Ballkanin si dhe Shqiperine, por kjo nuk do thote se eshte ne dakortesi me qeverine e Erdoganit. Qeverite shkojne e vijne, por Turqia mbetet aty.
    Erdogani sa vjen e behet me diktator. Kjo na kujton ish diktatorin e vendit tone Enver Hoxha, i cili cdo gje e kishte fasade dhe te gjithe pushtetin e kishte mbledhur ne doren e tij. Dhe te gjithe ata qe hedhin balte mbi te tjeret duke ngritur ne piedestal Erdoganin, jane levat e instrumentuara nga vete Erdogani per te ushtruar ndikim mbi Shqiperine dhe Ballkanin. Madje Erdogani nga shume qarqe ne Turqi mbahet si i shenjte. Edhe ne mitingjet qe mban ai apo udheheqja, per dukje dhe duartrokitje, njerezit sillen me detyrim te marrin pjese duke i bere presione te ndryshme. Njesoj si dikur tek ne, kur duartrokisnim per Enver Hoxhen…

  • Kur bisedojme me xhiken flasim per gylenxhinjte…me te
    poshter se ben nena po qe nuk falen?

    Visi premton se duhet me i shpall masona se jane te tille ne fakt.

    Me e forta eshte se jane kokrra munafikeve.Amon kur do te shpetojme nga kto.

  • N

    Jane pikerisht ata te cilet bejne politik ne hudbet e xhumase per Erdonanin. Tju vij turp. Ne vendin qe duhet te permedet sa me shume Allahu i behet politik Erdoanit.
    Arsyetoni o njerez mos u beni si ato delet ne tuf qe nga ti çosh shkojne.
    Do jepni llogari per gjendjen ne te cilen keni rene

  • Interesante eshte se te gjithe proerdoganistet jane katundare te pagdhendeur qe s’dine as shqip. Duket se nuk kane mbaruar kolegje e medrese. Po ikni o injorante mesoni shqip nje here. Xhahil pekmeza.

  • TE GJITHE KETA QE DUAN DHE JANE SIMPATIZANET E EDGORANIT DHE TURQIS JANE JANE PLEHERAT E KOMBIT SHQIPETAR .
    NUK JANE
    SHQIPETARE JANE KELYSHA TURQISH QE KANE NGELUR NE TROJET SHQIPETARE KETO 5OOVJETET E FUNDIT.

  • Gulenin kurkush spo e don ne amerike,

    Na shqiptaret e amerikes,jene kundra ketij hajni gulen,

    Eshte personi ma i urryer ne mesin e shqiptarve ne Amerike.
    Po i sherbenka masonve xhorxh sorrosit. Presdenti z.TRUMP sorrosin po lyp venin ne burg porpos edhe hajni gulen..

  • Miliona dollare po derdhen ne Shqiperi nga Erdogani per ta erdiganizuar ate. Shume shoqata dhe njerez fantazme po perdoren per interesat e Erdoganit. Aktualisht po perdoren te gjitha ata qe nuk kane marre ndonje llokme deri tani dhe po mbijetojne me paret e sulltan Pekmezit.Shoqatat qe po perfitojne fone prej tyre jane: ALSAR, Ardhmeria, Istanbul, Miresia, etj., ndersa kokat e mafies se Erdoganit jane Mehdi Gurra e Betim Truci. Çerrat e tjere si Sytari, Ben Ramka, etj, thjesht marrin leket, KAQ

  • Gazetari ne fjale shipoli,eshte pjese e organizates gulen terroriste,e njohim mire per ke punon…tung nga amerika.

  • Yyyyyt rraze e keqe keta gulenistat,pisanjosa
    @U be b….juaj yyyt militant te poshter terorista na i keni mesuar dhe femijte isis me kravate.Njerez tw sooorrit qenie te urryera….
    @ Erdogani eshte shqiptare,krenari,e sa do te hani mut ju perseri shqiptaret jane me TRUMPİN dhe ERDOGAN Turqine
    ZHdukuni mbetje sllavesh,gollobordash…..hajna….

  • Jam lodhur duke komentu!

    Shqiptaret musliman nese adhurojne turqin dhe erdoganin atehere nuk jan musliman.

    Asnje nuk adhurohet pervec Zotit.
    Asnje nuk don vendin e huaj para Shqiperise.

    Ju qe beni ket jeni fallco!

  • Tnt

    Ju simpatizanet e flaket te Erdoanit rrini -rrini dhe leshoheni si ato shushunjat per te thithur gjak. Mesoni te shkruani njehere pastaj komentoni.

  • ekspertet e politikes boterore pretendojne se turqia kerkon ballkanin! Shqiptareve t’u vije turp qe akoma nuk kuptuan identitetin e tyre!!! Media e felliqur primitive nuk di te propagandoje e as nuk di te mbroje identitetin e kombit te vet.

  • Khh

    Kjo sipas Erdonait te amerikes qe e ha mengjesin me Gylenin, hajt ju bift mire fol nga Virxhinia miku im po me mire do ishte te flosje nga Ankaraja. Taip Erdogan e paste rrugen e hajrit dhe Allahu e ndihmofte.

  • Edhe amerika perdor fetullah gylenin ballkan. I ka dhene pushtet fetar kmsh. Pasuesit e tij jane gjykate prokurori shik prodhojne lavazh truri dhe bejne bisnese marramendese qofte dhe me medresete fetare qe duhet te jene falas. Anerika dhe europa ben mire ta bejne erdoganin aleat se po u bashkua dhe pak me ruset ai ta harroje europa ndikimin ballkan.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.