TIRANE – Adelina Tahiri ishte e ftuar në Top Show. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia tregon më në fund kush fshihet pas luksit të saj dhe flet për herë të parë për dashurinë e re të saj që e ka mbajtur prej shumë kohësh të fshehtë. A do të kemi një fejesë zyrtare prej Adelinës?

adelina

“Unë jam me dikë dhe jam shumë e lumtur, ndihem një femër e vlerësuar. Ai më trajton si një princeshë. Unë asnjëherë nuk e kam thënë më parë por lidhja ime është shumë e gjatë, nuk ka një muaj apo dy që ka nisur. Nuk e kam thënë më parë por tani e thashë se ashtu e ndjeva.

“Unë jam shumë e dashuruar dhe nuk jam ndierë ndonjëherë kaq mirë sa tani”- ka thënë këngëtarja. Dhe menjëherë pas kësaj deklarate vjen pyetja kush është fatlumi që është dashuruar bukuroshja bionde?

unaza

“Nuk do t’ju them asnjëherë se kush është djali. Ai është mashkulli ideal për mua është princi im i kaltër. Nuk ka lidhje me muzikën por merret me biznesin e tij. Por ajo që na ka lidhur është se ai është shumë i talentuar në muzikë dhe i bie shumë mirë pianos.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për mbështetjen e madhe që ka nga ai. “E vlerëson shumë muzikën time dhe unë për të jam e përkryer. 

Por a është xheloz i dashuri i Adelinsë?!  “Meshkujt që s’kanë vetëbesim janë xheloz dhe ai e di kë ka në krahë” – ka thënë Adelina.

Këngëtarja mund edhe të jetë fejuar me të dashurin e saj. Pyetjes së gazetarit se e reja e saj e ardhshme ka të bëjë me unazën domethene për një fejesë së shpejti, ajo i është përgjigjur: “Ku e dini ju që nuk e kam marrë”- duke treguar edhe duart. Në dorën e majtë shihej një unazë e dyshimtë që mund të jetë edhe fejese por këngëtarja e mohoi duke thënë se nuk është e tillë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: