TIRANE- Privatizimi i CEZ, privatizimi i OSHEE, akuzat e deputetëve të mazhorancës, dhe çështje të tjera sensitive janë sqaruar mbrëmjen e sotme nga ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Ruli është ndalur tek dëshmia e tij në Prokurorinë e Tiranës disa ditë më parë, sa i takon çështjes CEZ.

Gazetarja Eni Vasili pyeti ish-ministrin e PD edhe sa i takon një termi mjaft të komentuar muajt e fundit, “kapja e peshqve të mëdhenj”.

“Do ishit ju një peshk i madh?”, pyeti Vasili, por përgjigjja e ish-ministrit ishte mjaft e goditur:

“Peshq, balena, çfarë të duan. Nuk i njoh shumë peshqit, përveç dallimit që mëson nga kurioziteti fëminor, pra që dallon balenën nga cironka”, tha Ruli.

PJESË NGA INTERVISTA
Mazhoranca ka akuzuar se nga privatizimi i OSHEE shtetit i është shkaktuar një dëm i madh. Si i përgjigjeni këtyre akuzave?
I jam përgjigjur. Nuk dua të rri të flas sa herë flet një kryetar qeverie. Unë jam përgjigjur në komision hetimor. Janë shifra të fryra, të sajuara.

Kohët kanë ndryshuar tani po kërkohen peshq të mëdhenj? Do ishit ju një peshk i madh?
Le të kenë ndryshuar. Peshq, balena, çfarë të duan. Nuk i njoh shumë peshqit, përveç dallimit që mëson nga kurioziteti fëminor, pra që dallon balenën nga cironka.

(el.sp/BalkanWeb)