RUSI – A është kjo vajza më e bukur në botë?! Një 6-vjeçare nga Rusia është duke ndjekur hapat e modeles franceze Thylane Blondeau dhe ka marrë titullin “vajza më e bukur në botë”. Ajo quhet Anastasia Knyazeva dhe tashmë ka shumë fansa online, për shkak të pamjes së saj të mrekullueshme.

Edhe pse vetëm 6 vjeçe, vogëlushja është shumë e suksesshme pas, pasi ka marrë pjesë në një sërë fushatash, përfshi edhe firmën ruse, Chobi Kids raporton Daily Mail.

Anastasia vjen pas Thylane, e cila tashmë është 16 vjeçe, mori këtë titull në moshën 6-vjeçare pasi u bë modelja më e re në kopertinën e “French Vogue”.

6-vjeçarja përfaqësohet nga President Kids Management dhe ka mbi 500 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, që menaxhohet nga e ëma Anna. Mamaja e saj poston rregullisht foto të 6-vjeçares.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb