Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”. Ish-kapiteni komentoi edhe ndeshjen e bujshme Shqipëri-Serbi.

I pyetur se përse e goditi serbin, Cana tha me humor se “i kishte vjedhur dhëmbët e arit”.

“Njerëzit e kanë keqkuptuar, unë nuk desha t’i gjuaj, desha t’i marr dhëmbët e arit, se mi kishte vjedhur. Asnjëri nga ne nuk e mndonte se do të ndodhte diçka pasi masat që ishin marrë na linin të kuptonim se po vinte një njeri i lartë shteti”, tha Cana.

Mamaqi: A pate një moment që mendove se mos bëra gabim që i gjuajta?

Cana: Jo nuk besoj, sepse të tregoj sinqerisht se asnjëri nga ne nuk e mendonim asnjëherë, masat e sigurisë ishin të jashtëzakonshme se mund të ndodhte, pastaj ishte një skenë joreale, kur pamë dhunë brenda fushës, të gjithë ne kemi reaguar në mënyrë spontane, dhe nëse për gjëra që i bën në mënyrë spontane, njeriu për gjërat që i bën në mënyrë spontane nuk bëhet pishman.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: