TIRANË- Ish-lideri i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano mbetet ende një personazh interesant për publikun megjithëse ka preferuar që daljet e tij në skenën shqiptare, pas tërheqjes nga politika të jenë të rralla.

Në një intervistë të shkurtër për 20 vjetorin e Opinion, Fatos Nano ka ironizuar të gjithë ata persona të cilët në një mënyrë apo në një tjetër, i solli dhe i prezantoi me politikën shqiptare.

Ai është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si janë sjellë ata njerëz (të cilët ai dikur i veshi me pushtet) tanimë që vetë Nano nuk është më pjesë e politikës aktive shqiptare.

Përgjigja ka qenë goditëse, teksa Nano është shprehur se në Shqipëri (politikë), personat mirënjohës, janë një specie e rrallë.

Më poshtë pjesa e intervistës:
Fevziu: Ç’mendoni për politikën aktuale?
Nano: Sot jemi larg parametrave dhe përjetimit jetik të ngjarjeve dhe politikës.

Fevziu: Çfarë keni fituar e humbur nga politika?
Nano: Kam fituar në formim, kam fituar në rreth shoqëror, në marrëdhëniet reciproke, nga vlerësimi i madh i njerëzve. Dhe sigurisht që kam humbur nga disa nga të bukurat e të jetës.

Fevziu: Keni marrë njerëz që ju keni dhënë pushtetin. Në momentin që nuk e ke më fuqinë, njerëzit të braktisin? Si ndodh?
Nano:Jam në gjëndje të dalloj. Shfaqja e parë është mungesa e mirënjohjes. Ndjeshëm. Ndjehet në mënyrë të tillë që duhet ta kesh përgatitje për ta duruar…dhe së dyti llogarit edhe tymnaja shqiptare dhe gjykimin e tyre mbi figurën time dhe njerëzit kthehen.

Fevziu: Po njerëz mirënjohës ka?
Nano: Ka por janë specie e rrallë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: