Ndeshja e sotme Shqipëri-Serbi është vënë në fokus të mediave serbe. ‘Blic’ sjell një foto ku janë disa tifozë serbë të ‘Grobari’, Partizanit serb që postojnë në Twitter se ndodhen në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Ndeshja luhet për kualifikimin në Euro 2016, por shteti shqiptar është shprehur se ka marrë masat për moslejimin e asnjë nacionalisti apo huligani. Policia theksoi se në kufi janë listat me emrat e huliganëve dhe bëhet kontroll i imtësishëm.
Megjithatë, ‘Blic’ shkruan se ky grup i guximshëm që ka vetëfshirë fytyrat ndodhet në Elbasan dhe madje ka hapur këtë banderolë që shkruan ‘Varrezat e Nikshiqit’.

Pyetja që lind është, ‘a ndodhen vërtet në Elbasan këta të rinj apo janë shashka që hedhin tifozat malazez apo serb në rrjete sociale?”.

Cfare eshte grupi i Nikshiqit?
Grupi i Nikshiqit ka marrë pjesë në vrasjen e shqiptarëve në varrezat e zonës së Nikshiqit. Ky grup vijoi të ruajë këtë emër deri vonë. Në foton e sotme, grupi pretendon që do të bëjë të njëjtën masakër si në vitet më parë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb