TIRANE – As Marina Vjollca nuk ka shpëtuar nga akuzat e operacioneve plastike. Moderatorja bukuroshe në ato pak raste kur është folur për këtë temë, ka thënë se nuk ka kyer ndërhyrje estetike dhe se është e gjitha natyrale.

5de49c6e87e9145f65dc0b8c9ca737d1

Por ka edhe nga ta që mendojnë se biondia ka bërë operacione për të rregulluar dhe përmirësuar pamjen e saj. Gjithashtu ka edhe nga ata që mendojnë se Marina është e gjitha natyrale. Një ndër ta është edhe Skerdi Faria, ai që të gjithë e njohin si doktori i VIP-ave.

 

Në një foto të postuar në Instagram me Marinën, ai shkruan se është i gatshëm të përballet me këdo që akuzon atë për ndërhyrje.

“E bukura dhe Bisha. Kush thotë që Marina ka bërë operacione estetike, ia thyej brinjët me këmbët e karriges… Smirushat, shhhhtttt! Vë putrën në zjarr që është TOTALISHT BIO”- shkruan Skerdi poshtë fotos me moderatoren bukuroshe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: