Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se me kreun e Kuvendit Ilir Meta nuk ka komunikuar dhe nuk ka asnjë lidhje.

Në lidhje direkte nga çadra e protestës Basha tha se opozita nuk do të kthehet në Parlament pasi ai është pjesë e krimit dhe rrënimit.

Kreu i PD theksoi se për sa kohë situata mbete e tillë ai nuk tërhiqet nga protesta si dhe mohon kthimin në Parlament.

Në lidhje me votimin e ligjit të vettingut, kreu i PD-së theksoi se ai nuk do të votohet nëse nuk realizohet një qeveri teknike.

“Ligji i vettingut do të votohet vetëm në rastin kur do të hapet rruga për një qeveri teknike, si garanci për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb