TIRANE– Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur në emisionin e sotëm ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu për pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit pas 6 muajsh mungesë si dhe deklaratën e tij të interpretuar si ‘kërcënim’ ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ish ministri foli sot jashtë ambienteve të Kuvendit dhe përdori një shprehje të kryeministri Rama në kohën kur ishte kreu i bashkisë së Tiranës teksa tha se: “Nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”. I pyetur në emisionin ‘Opinion’ Tahiri tha se ka të drejtë të flasë në parlament për gjithçka dhe se nuk ka kërcënuar asnjeri.

S’mund të hidhni fall për arsyen pse kam shkuar unë në Kuvend apo arsyen nëse kam kërcënuar unë Edi Ramën apo jo. E para nuk e kam në kulturë të kërcëoj, kam gjithë të drejtën time të flas në Parlament për gjithçka kanë thënë për mua 6 muaj që s’kam qenë në Parlament, kam dëgjuar këdo tjetër që më ka bërë gjyqin moral. Unë këtë nuk e pranoj. Për hir të respektit ndaj sistemit të drejtësisë, meqë unë sot jam në hetim, për hir të parimeve të mia…

Jam i bindur që sado ta interpretoni ju, këtë që thashë unë sot, e thonë njerëzit më shumë. Ka mbi 30 vite që bir nënash vuajnë nga qeverisja e bij kurvave. Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt, edhe mund të kem Gabuar. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke dalë atje dhe duke thënë çdo lloj gjëje.

Kryeministri dhe ministri i Brendshëm sot mund ta konsiderojnë si të duan. Katër vite kur kam qenë unë në detyrë, kultivim hashashi ka qenë më pak se 1 vit i Berishës. Mua nuk më intereson askush dhe asgjë përveç të vërtetës. Shpresoj të vijë dita të mbyllet dhe të dalë e vërteta ime. Unë kam heshtur dhe i kam lënë rrugë drejtësisë”- tha Tahiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: