TIRANË- Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka folur në emisionin “Studio e Hapur” në News24 për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili nëse ka një këshillë për t’ia thënë kryeministrit, Bamir Topi tha se nuk do harxhonte asnjë minuta por se i ka dhënë gjithë respektin në kohën kur ishte president. Gjithsesi ai u shpreh se nuk e ka pasur asnjëherë mik.

“Nuk do të harxhoja asnjë minutë për të konsultuar Ramën. Edi Rama ka pasur mundësi komunikimi. Rama ka qenë personi më i investuar për të mos u zgjedhur unë president. Por kur shkova atje i kam dhënë Edi Ramës jo si Edi Rama por si kryetar i opozitës të gjithë respektin. Për këtë u akuzova se mbështeta Ramën. Jo Bamir Topi nuk i ka dhënë mbështetje personale. Se kam pasur asnjëherë mik, por bashkudhëtar”, u shpreh ish-presidenti Topi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: