Silvio Berlusconi nuk ndryshon kurrë. Ai u rikthye sërish me ngacmimet e tij.  Në Valle d’Aosta ku dje është votuar për administratën, në fund të një takimi koordinatori rajonal i “Forza Italia”, Massimo Lattanzi i ka ofruar dy dhurata liderit të partisë, një pikturë dhe një kalë tipik qeramike. Ka qenë një vajzë e re që i ka dorëzuar dy dhuratat Berlusconit. Gjithçka ishte normale deri në momentin që ai ka lëshuar deklaratat e tij të bujshme.

Duke parë vajzën dhe dhuratat, Silvio u shpreh: “Mund të zgjedh? Sepse unë preferoj atë” (i referohet vajzës).

Ka qenë një moment sikleti dhe vajza ka buzëqeshur e sforcuar, për t’u larguar më pas. Por siç duket lideri i “Forza Italia” nuk e ka ditur kush është kjo vajzë. Ka qenë koordinatori i partisë që ishte në skenë me të, që i ka thënë: “Ajo është vajza ime”.Vajza sigurisht që është zënë ngushtë por babai i saj e ka kaluar me shaka:“Keni gusto të mirë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: