TIRANE– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të Eni Vasilit në News24, ku ka folur për aktualitetin politik. Kryemadhi u pyet edhe për faktin nëse ndihet mungesa e Ilir Metës në LSI.

“Unë jo për vete nuk e ndjej. Duhet të pyesësh të tjerët. Padyshim që ndihet mungesa e tij. Përshembull mbledhjet e grupit janë shpesh të gjata. Ndihet, por njerëzit kanë krijuar idenë se në LSI nuk vihet për Ilir Metën, por për veten. Nga ana organizative unë mundohem të zëvendësoj Ilir Metën”- tha Monika Kryemadhi.

Ndërkohë pyetjes nëse këshillohet me presidentin dhe bashkëshortin e saj Ilir Meta për çështjet politike, kryetarja e LSI e mohoi.

“Unë nuk këshillohem me Ilir Metën për çështje politike. Kur rrimë bashkë ne kemi një kafe në lagje, ku bashkë me ne ka edhe gazetarë dhe politikanë të cilët nuk bëjnë politikë, ose i vetmi që bën politikë jam unë dhe të gjithë qeshin. Ne ulemi me të gjithë edhe me deputet e PS në kafe.”- tha ajo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: