TIRANË- Monika Kryemadhi është sot në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, ku ka folur për mjaft pikëpyetje dhe çështje të aktualitetit.

E pyetur nëse LSI ka një emër për presidentin dhe nëse ka marrëveshje me PS-në për këtë post, Kryemadhi tha se nuk ka dijeni por se çdo parti mund të ketë emra për presidentin. Ndërsa pyetjes nëse e sheh veten si Presidente, Kryemadhi është përgjigjur ‘jo’.

Flitet për një marrëveshje ‘underground’ PS-LSI për Presidentin, a keni dëgjuar?
Nuk kam dëgjuar fare.

A ka LSI një emër për Presidentin?
Sigurisht një emër e kanë të gjitha partitë.

Ju e shihni veten si presidente?
Unë? Jo, absolutisht. Nuk është pozicioni im, nuk ka të bëjë me mua.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: