TIRANE– I ftuar në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur pas lajmit të publikuar nga mediat pak ditë më parë se ai ishte nën survejimin e policisë. Basha tha se shqetësues është fakti se ku ka degraduar ky shtet.

“Nuk mendoj se meriton një diskutim sonte.Një nga gazetat më kryesore në vend ka publikuar të premten lajmin, pas kësaj deputetet kanë marrë kontakt me drejtorët e policisë dhe i kanë bërë një paralajmërim të prerë. Mbrojtja e personaliteteve nuk bëhet nga policia por nga garda, ajo që është për t’u shqetësuar nuk ka të bëjë me mua apo familjen time, por çdo minutë i harxhuar për këtë survejim është nga paratë e shqiptarëve. Shqetësues është fakti se ku ka degraduar ky shtet”-, u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: